Peja apo Prishtina? Sot vendoset Kampioni

Palestra e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, sonte pritet me qenë ma nxehtë si asnjiherë ma parë. Dy ekipet ma të fuqishme në vendin tonë, Peja dhe Sigal Prishtina kanë me u përballë sonte në ndeshjen e pestë të finaleve të play-off’it, sfidë kjo që edhe vendos titullin e kampionit.

Dy rivalët e përbetuem, në këtë ndeshje vijnë me nga dy fitore, dhe ekipi i cili sonte triumfon në “Karagaçi” të Pejës, ka me ju gëzue titullit të kampionit.

Kampioni i ri i vendit tonë, ka me qenë pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve të Europës, format ky që sivjet pritet me fillue.