Pele dhe Maradona janë ‘pajtue’

Euro 2016 ka bashkue dy nga legjendat e futbollit botnor. Argjentinasi dhe braziliani që në kaluemen kanë pasë shumë debate dhe kritika të ndërsjella, zbresin në fushë për “Ndeshjen e Paqes”.

Të buzëqeshun dhe të zhveshun nga çdo tension, dy figurat ma të mëdhaja të futbollit botnor zbritën në fushën e improvizueme të “Palais Royal” në Paris. Nji ndeshje simbolike që synon me japë mesazhin e bashkimit në prag të evenimentit ma të madh të futbollit europian.

Në ndeshje morën pjesë edhe figura të tjera të njohuna si Ciro Ferrara, Rio Ferdinand, David Trezeguet, Fernando Hierro, Dida, Marco Materazzi, Hernan Crespo, Bebeto, Angelo Peruzzi dhe Clarence Seedorf. Maradona dhe Pele i drejtuen ekipet si trajnera në nji ndeshje që ka zgjatë 30 minuta.