Pele ka mbetë pa pare, i shet tana trofetë!

Legjenda e futbollit botnor dhe njikohësisht i cilësuem si futbollisti i shekullit, Pele, ka vendosë me e shitë tanë jetën e tij sportive.

Sendet e fitueme dhe të dhurueme gjatë nji karriere prej rreth 6 dekadave janë nga ma t’çmueshmet dhe ma të rrallat, përfshi këtu dhe tre medaljet e arta të tre Botnorëve të fituem, si i vetmi sportist në historinë e futbollit.

Emni i tij i plotë asht Edson Arantes do Nascimento dhe doket se problemet financiare e kanë shty me shitë gjithçka që ka marrë në karrierën si futbollist, e cila fillon nga viti 1956, kur ai ishte vetëm 15-vjeç.

Nji kopje e Kupës së Botës asht dhe sendi ma me vlerë që ai ka dhe që vlerësohet rreth 420.000 dollarë. Medaljet e arrta mendohet me ba 141.000 dollarë secila dhe topi që shënoi gollin e 1000 në karrierë mundet me u shitë mbi 42.000 dollarë.