Pele nxjerr n’ankand reliktet e karrierës së tij

Futbollisti legjendar brazilian, Pele, ka nxjerrë n’ankand relike të paçmueshme të karrierës.

Ndër artikujt për shitje janë blluza me numrin 10, të periudhës kur luente për klubin brazilian Santos dhe për Cosmos të New Yorkut.

Asht e para herë që Pele ofron artikuj të grumbulluem gjatë karrierës për shitje n’ankand.

Koleksioni për shitje përfshin edhe medaljet e kampionit të marra mbas fitores në tre kampionate botnore, që pritet me i sigurue atij deri në 200 mijë dollarë, ndërsa topi i futbollit me të cilin shenoi gollin e 1 mijtë të karrierës pritet të shitet 40-60 mijë dollarë.

Koleksioni perfshinë edhe nji çertifikatë nga shoqata Guiness e rekordeve si golashënuesi ma i mirë me 1283 golla, si dhe trofenë Jules Rimet, nji objekt unik i krijuem posaçërisht për Pelen nga FIFA dhe qeveria meksikane mbas Botnorit të 1970 në Meksikë.

Pelle tha në nji intervistë se ndjehet vërtetë fatlum që ka grumbullu nji koleksion të tillë dhe se objektet që ka ofru për shitje do të jenë përjetë të vlefshme.