Pele, qe pse e paditi Samsung’un!

Pelé

Kompania koreane e teknologjisë, “Samsung” asht padit nga legjenda e futbollit brazilian Pelè.

Ai i ka kerku kompanisë 30 milion dollarë për dame, mbasi ajo i ka përdor imazhin në disa reklama.

Pelè, mendon se imazhi i tij asht përdor në mënyrë të pahijshme nga ana e kolosit teknologjik.

Padia asht ba në gjykatën e Chicago’s në SHBA dhe në kerkesën e akuzës shkruhet se: “Reklama, nuk identifikon drejtpërdrejt ish-futbollistin por tregon fotografinë e nji burri të moshue, me ngjyrë që i përngjan atij dhe në krah të së cilit asht nji futbollist në përpjekje për të rikthy famën e dikurshme”, shkruen Financial Times.

Simbas akuzës reklama ngatërron konsumatorët dhe damton imazhin e Pele’s, i cili aktualisht ka kontrata për sa i përket reklamave me kompani si “Volkswagen”, “Procter & Gamble” dhe “Emirates”.

Si përfundim, objektivi asht marrja e shpërblimi të merituem për përdorimin e identitetit të Pele’s dhe e parandalimi i përdorimit të paautorizuem në t’ardhmen të këtij imazhi.