Për cilin ekip andrron me luejt Ronaldo?

Cristiano Ronaldo ka përshkrue si “andërr” të mbetet në Real Madrid për shumë vite të tjera.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë në karrierën e tij në Maj, para se ta ngrit trofeun e kampionit të Europës me Portugalinë në Francë.

Por, Ronaldo ka konfirmue dëshirën e tij për të vazhdue me luejt në “Santiago Bernabeu”.

“E kam fitue Ligën e Kampionëve dhe Europianin, asht nji periudhë e bukur në karrierën time dhe jetën sportive”, deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Andrra ime asht me vazhdue me luejt për Real Madridin dhe due të mbetem këtu për shumë vite të tjera, sepse ekipi ka nji vend special në zemrën time”, theksoi ai.