Për çka po dyshohet në lojën Real Madrid-Sporting?

Fitorja në minutat e fundit të Real Madridit përballë Sporting Lisbon asht diskutue shumë tue ngritê edhe akuza për fiksim rezultati.

Zyrtari i naltë i Sporting Lisbon, Nuno Saraiva ka akuzue Real Madridin dhe referin Tagliavento për “bashkëpunim” në duelin e zhvilluem në ‘Santiago Bernabeu’.

“Kur nji ekip si Real Madrid ndjen nevojë nga referi për të arritê nji rezultat… Ata që luejtën drejt dhe pa hile realisht jemi na”, deklaroi Saraiva.

Real Madrid dhe referi Tagliavento ballafaqohen me akuza të fuqishme nga Portugalia, mbasi Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata shënuen në fund të takimit.