Për herë të parë në historinë e futbollit jepet kartoni i gjelbërt

Për herë të parë në historinë e futbollit, në nji ndeshje u dha kartoni i gjelbërt.

Në botën e futbollit kartoni i verdhë dhe i kuq janë mënyra e vetme ndëshkuese për lojtarët gjatë takimit, ndërsa për herë të parë u tregue edhe kartoni i gjelbërt në ligën e dytë italiane, Serie B.

Kartoni i gjelbërt jepet per futbollistin që gjatë ndeshjes ka qenë ma i disiplinuemi dhe “Fair Play” dhe për herë të parë atë e ka marrë Cristian Galanos i ekipit të Vicenza’s.

Gjatë ndeshjes ndaj Virtus Entelle ai pranoi se asistenti i referit kishte gabue kur i dha ekipit të tij nji goditje nga kandi në mënyrë të gabueme.