Perez hap “thesin”, qe sa përfitojnë lojtarët e Real Madrid nëse fitojnë Champions League

Lojtarët e Real Madrid kanë me u shpërblye me 700 mijë euro secili, nëse sonte arrijnë me fitue trofeun e Champions League në finale ndaj Atletico Madrid.

Presidenti Florentino Perez ka arritë nji marrëveshje me futbollistët për këtë çashtje mbas bisedimeve që zhvilloi me ta. Kapiteni Sergio Ramos së bashku me Ronaldo’n e Pepe’n u takuen me shefin e ekipit për me ra n’dakord me masën e shpërblimit në rast të fitimit të trofeut prestigjoz.