Personazhi misterioz që feston në çdo finale të futbollit!

Ka shumë mënyra për me u ba i famshëm në futboll, njana asht me fitue trofe, tjetra me marrë pjesë në festime edhe kur nuk je i ftuem.

I tillë asht Gaspare Galassio, i cili ia ka dalë me shijue nga afër festimet e Real Madrid në Champions League, ndërkohë që në vitin 2012 kishte festue në Kupën e Italisë të fitueme nga Napoli.

I riu nga Palermo u pshtoi edhe njiherë rojeve të sigurisë, tue pozue me trofeun prestigjioz, krah për krah me yje si Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos.

“Mbërrita në Milano që në mëngjes, i veshun me nji kostum shumë elegant”, rrëfen siçiliani për “Tuttosport”.

personazhi ronado