Përveç stadiumit, Kosova dhe Shqipnia ndajnë edhe diçka tjetër bashkë

Kosova dhe Shqipnia megjithëse janë dy kombëtare të ndryshme, po funksionojnë si nji e vetme mbasi tashma nuk ndajnë vetëm stadiumin, por kanë edhe nji hotel të përbashkët.

Mbas stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, që ka me u përdorë gjatë kualifikueseve të Botnorit 2018, përfaqësuesja e Kosovës ka me nda edhe hotelin me Kombëtaren e Shqipnisë.

Bahet fjalë për “Gardenland Resort”, që ndodhet në katundin Barbullush, në hymje të qytetit të Shkodrës, i cili tashma asht vendosë në dispozicion të lojtarëve të Kosovës dhe Shqipnisë.