Phelps nuk ndalet, fiton medaljen e 22 t’artë

Michael Phelps ka fitue edhe medaljen e 22 t’Artë në Lojnat Olimpike.
Notari Amerikan, Michael Phelps ka vazhdue të dominoj n’Lojnat Olimpike, tue arritë nji tjetër rekord.

Ai në 200 metra individuale ka fitue medaljen e Artë, e cila asht e katërta në Rio dhe e 22 në karrierë, mbasi la mbas vetës japonezin Kosuke Hagino që fitoi t’argjendtën dhe kinezin Shun Wang që fitoi të bronztën.

Kujtojmë se Phelps në total ka 26 medalje në Lojnat Olimpike, mbasi përveç 22 t’artave, ka edhe dy të argjendta dhe dy të bronzta.