Phelps nuk ndalet, fiton medaljen e 22’të të artë

Notari Amerikan, Michael Phelps ka triumfue sërish, tue fitue medaljen e 22 të artë në Lojnat Olimpike.

Phelps, i cili vendosi kështu nji tjetër rekord, ka fitue medaljen e 4 në Rio de Janeiro, ndërsa kjo asht medalja e 22’të në karrierë.

Ai fitoi në 200 metra individuale tue lanë mbas vetes japonezin Kosuke Hagino që fitoi të argjendtën dhe kinezin Shun Wang që fitoi të bronztën.

Kujtojmë se, Phelps në total ka 26 medalje në Lojnat Olimpike, mbasi përveç 22 të artave, ka edhe dy të argjendta dhe dy të bronzta.