Pique jep nji lajm bombastik nga Shkodra

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique e ka konfirmue se në vitin 2018 ka me u pensionue nga kombëtarja spanjolle.

Ai tha se ndeshjet në Kampionatin Botnor kanë me qenë të fundit me Spanjën.

“Kam me u largue nga ekipi Kombëtar mbas Kupës së Botës Rusia 2018”, tha Pique mbas fitores 2:0 kundër Shqipnisë në Shkodër.