Pirlo i jep nji këshillë Balotellit

Mesfushori italian, Andrea Pirlo nuk i ka kursye elozhet për Mario Balotelli, për të cilin ka thanë se duhej me qenë nji nga lojtarët ma të mirë në botë.

Në nji intervistë për ‘Mirror’, Pirlo këshillon Balotellin që me zgjedhë me kujdes ekipin e ri dhe me u përkushtue për me fitue kohën e humbun.

“Ai më ban nervoz, por kam shumë dashni për Marion. Kam luejtë me disa nga sulmuesit ma të mirë në botë, dhe mundem me thanë se Mario ka të gjitha atributet për me qenë nji nga më të mirët në botë. Mendoj se tash asht aty ku e meriton me qenë. Nuk i ka mbetë shumë kohë. Ai ende ka kohë me arritë majën, por duhet me zgjedh me kujdes ekipin e ri”, asht shprehë Pirlo.