Plas ‘bomba’: Lojtari i njohun largohet nga Kombëtarja e Shqipnisë

Për sa kohë Ganni de Biasi ka me qenë trajneri i Kombëtares shqiptare, mesfushori Ergys Kaçe ka me braktisë fanellën kuqezi.

Simbas gazetës ‘Panorama Sport’, Kaçe ka vendosë të mos pranojë të vijë në Kombëtare me arsyetimin se asht shpërfillë nga stafi teknik.

Në ndeshjen kundër Spanjës Kaçe nuk u thirr as në stolin rezervë tue përfundue në shkallët e stadiumit.

Mesfushori nuk e ka “përtypë” lanien në tribunë ndaj Spanjës dhe pritet të shihet se çka ka me ndodhë, ka me mungue në ndeshjen me Izraelin, apo ka me ndryshue mendje.