Platini kërkon presidencën e FIFA’s

Michel Platini nuk hekë dorë nga posti i presidentit të FIFA’s. Në momentin që paraqiti apelimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për përjashtimin nga futbolli për nji periudhë 6-vjeçare, ish presidenti i UEFA’s bani të ditun se posti i presidentit të FIFA’s asht objektivi i tij në nji të ardhme shumë të afërt.

“Mendoj se kam me qene president i FIFA’s, tue fillue qysh prej muejit Qershor”.

Nji deklaratë e guximshme nga Platini, që doket se mbështetet pikërisht te siguria e tij se arritë me fitue çashtjen në Gjykatën e Lozanës.

“Une kam qenë gjithmonë shumë i kjartë sa i përket çashtjes time. Asht e vërtetë që unë kam punue për FIFA dhe kam marrë nji pagesë për punën e bame, por njikohësisht kam pague të gjitha taksat. Mbas tetë vjetësh u përmendën shumë gjana, dhe detaje që nuk kanë shumë lidhje me çashtje. U akuzova se kam pas konflikt interesi, por përsa më përket mue, unë besoj se kam qenë i pastër dhe konkret në gjithçka që kam deklarue dhe se nuk ka pas kurrfarë konflikti interesi në këtë çashtje.”

Në zgjedhjet e mbajtuna pak muej ma parë, Gianni Infantino u zgjodh presidenti i ri i FIFA’s, por Platini shpreson që në rast pafajësie me kërkue nji tjetër proces zgjedhor nga ana e qeverisë së futbollit botnor.