Plisat nuk e presin mirë pranimin e Kosovës në UEFA, qe çka thojnë

Grupi i tifozerisë Plisat nga Prishtina, tradicionalisht kanë përkrah kombëtaren e Shqipnisë dhe kanë refuzue ta përkrahin kombëtaren e Kosovës.

Por, a do të ndryshojë ky fakt mbas pranimit të Kosovës në UEFA?
Lajmi.net ka kontaktue me udhëheqësin e këtij grupi të tifozerisë, Albert Kastrati.

“Na jemi gëzue për faktin se e përkrahim Prishtinën dhe Kombëtaren Shqiptare, mbasi Prishtina tash ka me marr pjesë në UEFA”, deklaroi Kastrati për lajmi.net.

“Ndërsa se a do ta përkrahim Kosovën – jo nuk do ta përkrahim, mbasi ne e përkrahim vetëm Kosovën shqiptare. Dmth na jemi gëzue vetëm për Prishtinën dhe tash hapen rrugët për me bashkue ligën e Shqipnisë me atë të Kosovës, bashkë të bahët nji ligë kombëtare. Ma parë kanë thanë jo nuk u pranue Kosova e tash nuk ka arsye që të mos bahet nji ligë e përbashkët. Na e kemi nji kombëtare dhe ajo do të jetë gjithmonë si kombëtare shqiptare”, ka thanë mes tjerash Kastrati.