Plotë ndeshje në NBA, këto janë rezultatet

11 ndeshje janë luejt mbramë në NBA, ku në parket kanë zbritë tana ekipet pretendente për titull.

Të dyja ekipet që kryesojnë renditjet, Cleveland në Lindje e Clippers në Perëndim, kanë humbë, tue e ba edhe ma interesant kampionatin.

Cavaliers u mundën 103-93 nga Indiana, ndeshje ku për vendasit u dalluen George me 21 pikë e Teague me 20. Për miqtë nuk mjaftuen 51 pikët e dyshes Love-Irving, ndërkohë që u ndje mungesa e LeBron James. Ndërsa, Clippers u mujtën 111-107 nga Memphis, sfidë ku Marc Gasol me 26 pikë fitoi duelin me Blake Griffin, që realizoi 25 për kalifornianët.

Nji fitore të vështirë arriti Golden State, që mbas nji takimi spektakolar triumfoi 127-121 ndaj Torontos në fushën e kësaj të fundit. Curry me 35 pikë e Durant me 30 ishin magjikë në parket, tue dhurue spektakël.

Rezultatet:

Indiana – Cleveland, 103-93

Orlando – New Orleans, 89-82

Philadelphia – Washington, 109-102

Atlanta – Milwaukee, 107-100

Boston – Dallas, 90-83

New York – Detroit, 105-102

Oklahoma – Houston, 105-103

Toronto – Golden State, 121-127

Denver – Phoenix, 120-104

Clippers – Memphis, 107-111

Sacramento – San Antonio, 105-110