Po vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të shumëfishtë të kcimeve nga Ura e Fshejtë

Kampioni i shumëfishtë i kcimit n’ujë, Sali Riza Gërqina, asht zhdukë mbas kcimit të tij nga bregu te Ura e Fshejtë në Gjakovë.

“Siç jeni të njoftuem, dje në orën 16:00 ka ndodhë nji kcim nga Ura e Fshejtë, ku personi në fjalë fatkeqësisht nuk ka dalë ma nga uji. Rasti ka ndodhë spontanisht, personi në fjalë asht i njohftun si kcimtar shumë i mirë, se ka kcy qindra herë, por dje fatkeqësisht nuk doli nga uji”, ka thanë togeri i Policisë në këtë rajon, Sejdi Dobra.

Policia e Kosovës ka njoftue se janë tue vazhdue kërkimet për gjetjen e trupit të kampionit të shumëfishtë të kcimeve nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, Sali Riza Gërqina.