Pogba ban nji veprim tinxa

Ashtu si Higuain, mesfushori i Juventusit Paul Pogba po kryen testet mjekësore në msheftësi dhe pritet që orët në vazhdim të zyrtarizohet te Manchester United.

23-vjeçari ka fluturue mbramë nga aeroporti i Miamit për në Los Angeles ku ka me kompletue transferimin te Manchester United.

Ylli francez ka me ju nënshtrue testeve mjekësore në Los Angeles dhe mandej ka me ju bashkue klubit anglez.

United pritet me i derdhë në arkat e Juventusit plot 120 milionë euro, ndërsa lojari pritet me i përfitue 13 milionë euro në sezon.