Pogba, deklaratë për kalimin te Manchester United

Mesfushori francez Paul Pogba asht shumë pranë transferimit te ekipi i Manchester United, mbasi këtë e ka konfirmue edhe vetë lojtari.

I pyetun nëse ka me u transferue te ‘Djajtë e kuq’, Pogba asht përgjigjë tue qeshë “Të shohim”, shkruen ‘Corriere Dello Sport’.

Kjo asht e vetmja frazë që del nga goja e 23-vjeçarit, i cili me shumë mundësi mbrenda javës ka me vendosë zyrtarisht të ardhmen e tij.