Pogba në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipnisë!

Franca ka zbritë në fushën stërvitore të Clairefontaine, ku ra në sy mungesa e Paul Pogba dhe Eliaquim Mangala.

Simbas mediave franceze, mesfushori i Juventus’it dhe mbrojtësi i Manchester City nuk janë vnue nën urdhnat e trajnerit Didier Deschamps, mbasi zgjodhën me u stërvitë veçmas në ambientet e mbylluna të qendrës stërvitore.

Nuk dihet ende nëse mungesa e tyne në seancën stërvitore lidhet me ndonji lëndim të mundshëm, por vendimi asht marrë mbas konsulltimit me trajnerin e Francës.

Franca luen kundër Shqipnisë të Mërkuren në orën 21:00.