Pogba-United, agjenti Raiola: Qe e vërteta e transferimit

E ardhmja e Paul Pogba asht kthye në nji telenovelë të vërtetë ndërsa tashma me përfundimin e Kampionatit Europian mesfushori francez ka me marrë nji vendim.

Së fundi asht agjenti i tij i njohun Mino Raiola ai i cili ka hedhë dritë mbi transferimin e mundshëm të Pogba tek United, shkruen ‘calciomercatoweb’.

“Në të vërtetë as lojtari as Juventusi nuk kërkojnë divorcin. ‘Zoja e vjetër’ po shfrytëzon mundësinë që me rinivue me Pogba tu i ofrue nji pagë të majme. Juventus beson se ka me i rezistue ‘sulmit’ të United”, u shpreh Raiola.