Portieri i Atletico Madrid ‘frikëson’ Real Madrid’in

Portieri Jan Oblak ka thanë se nuk asht e mjaftueshme që Atletico Madrid me luetjë në finalen e Ligës së Kampionëve, tue ba thirrje që trofeu “duhet me u fitue”.

Me 28 Maj në Milano, Atletico Madrid ka me u përballë me rivalin lokal Real Madrid’in, në finalen e garës së famshme europiane. Dhetë herë fitues, Real Madrid përfundoi në pozitën e dytë, para Atletico Madrid’it në La Liga, por Oblak nuk e sheh Realin si favorit.

“Kemi edhe disa ditë dhe po presim. Jam i lumtun që ka me luejtë në finale, por kjo nuk asht e mjaftueshme. Finalja duhet me u fitue. Shpresoj që me qenë i gëzuem kur të përfundojë takimi”, ka thanë Oblak për Marca.

“Asnjiherë nuk baj parashikime para ndeshjes, sepse kurrë nuk i dihet. Kur hyni në fushë, e shihni si shkojnë gjanat, por kjo ka me qenë e vështirë. Derbit gjithmonë janë të vështirë, si në ligë, në Ligën e Kampionëve apo kudo qoftë”