Portieri i Shqipnisë po shkëlqen n’Itali

Reprezentuesi i Shqipnisë, Etrit Berisha vazhdon me i kallxue vlerat me ekipin e tij, Atalanta. Falë pritjeve të shumta të bame nga gardiani i portës kuqezi, Atalanta arriti me marrë nji pikë me mjaft vlerë si mysafir ndaj Fiorentinës.

Me këtë pikë të marrë në barazimin pa golla në stadiumin “Artemio Franchi”, Atalanta e Berishës shkon në kuotën e 10 pikëve, mbas 8 ndeshjeve të luejtuna.
Pritjet e Berishës në këtë ndeshje janë vlerësue edhe nga mediat italiane, të cilat e kanë vlerësue si nji nga ma të mirët në fushë për Atalantën.

Sportmeadiset e ka vlerësue me notën ma të naltë për lojtarët e kësaj ndeshje, 6.5, tue komentue se asht i sigurt e vendimtar në ndërhymje dhe pa të meta.