Portreti i nji legjende: Roberto Baggio dhe historia e penalltisë së famshme

Asht mbasditja e 17 Korrikut në Pasadena, Californi. Roberto Baggio po qëndron pa lëvizë në zonën e penalltisë, përreth tij fanella të verdha braziliane që festojnë si të çmendun. Penalltia e sulmuesit përfundoi në shkallët e stadiumit “Rose Bowl”. Për nji moment, futbolli ndali së qeni nji lojë ekipi. Baggio asht i vetëm kundër Brazilit, i vetëm kundër vetë futbollit. Imazhi karakterizues i “Il Divino Codino” u themelue. Asht momenti ma i paharrueshëm i idhnimit në futboll.

Në 19 finalet e Kupës së Botës, 14 finalet e Kampionatit Europian dhe 15 finalet e Copa America ka pasë gjithmonë nji moment të fundit të lavdisë, qoftë ky nji penallti e shënueme apo nji fishkëllimë e fundit triumfuese. Fokusi i kamerave menjiherë shkon te fituesit, tue lejue që humbësit me pasë nji moment privat të idhnimit në nji nga skenat ma publike të botës. Vetëm në 1994 ishte humbësi në fokus. 94 finale, nji moment dështimi i nji njeriu të vetëm që u pa nga të tanë. Nëse historia shkruhet nga fituesit, në asnji aspekt të jetës përveç sportit nuk mbahen mend humbësit.

“Ndikoi te unë për shumë vjet,” kishte me shkrue Baggio në autobiografinë e tij. “Ishte momenti ma i keq i karrierës sime. Ende e andrroj të moment. Nëse kisha me fshi nji moment, ai kishte me qenë ai momenti.” “Ata duhet të zgjidhnin nji imazh nga gara dhe zgjodhën gabimin tim. Si për ndryshim. Ata donin me therrë nji qengj dhe më zgjodhën mue. Tue harrue që pa mue nuk kishim me arritë deri në finale.”

Baggio shënoi 71 nga 79 penallti në karrierën e tij, dhe gjashtë nga shtatë për Italinë. Koordinimi i kohës ka të bajë shumë. Të jesh i njohun për nji incident asht e kuptueshme, madje e paevitueshme. Por, kur ai moment ash taq negativ, dhe eklipson gjithçka tjetër, nuk asht diçka e mirë. Ka ardhë koha të rivendoset balanca. Baggio asht kthye në gjeniun e harruem të futbollit. Baggio ka qenë nji fantazist magjik. Ai ka qenë nji fantazist në plotkuptimin e fjalës, aftësia e tij bante që të gjendej kudo në zonë, apo pranë saj. Ai ishte nji nga lojtarët e rrallë i aftë me shënue dhe me pregaditë golla për shokët me nji lehtësi të admirueshme. Driblimet dhe aftësia e tij për me shënue ishte sikur të shihje Seria A me shpejtësi të dyfishtë, antidota perfekte e futbollit të kujdesshëm italian në fillim të viteve 1990. Ai ishte oazi i shkretinës italiane.

baggios-e1422461428451

“Me futbollin unë kam mundësinë me i ba gjanat ndryshe. Prandaj e admiroj Leonardo da Vincin. Ai ishte në gjendje me krijue gjana që të tjerët nuk mundeshin me i besue,” shprehet Baggio. Ishte nji përshkrim i fuqishëm, mbasi Baggio ishte unik, ndryshe nga çdo gja që kishte krijue futbolli italian.

Golli spektakolar i Baggio kundër Çekosllovakisë në Kupën e Botës të vitit 1990 demonstroi në mënyrë të përkryeme aftësitë e tij. Shpeshherë dokej se atij i mundësohej shumë hapësinë nga kundërshtarët, por nuk asht ashtu siç doket. Ishte çdo lëvizje e trupit të tij – çdo finte dhe kthesë – që krijonte kohë, vonesa me mili-sekonda në reagimin e mbrojtësit. Në futboll, koha asht e barabartë me hapësinën. Me Baggion, hapësina don me thanë: ‘rrezik’.

Aspekti ma tragjik i penalltisë së humbun të Baggios ishte se erdhi mbas nji dhimbje konstante për dy orë rresh tue përfunduae në nji muej me ilaçe kundër dhimbjeve. Të ishte 100% fizikisht, ishte andrra e pamundun e tij. Për shumicën e lojtarëve, thjesht me ba pak pare me sportin kishte me qenë perfekte, ndërsa Baggio arriti majën e futbollit.

Ish-trajneri i Brescia Carlo Mazzone ka thanë se nji Baggio me kondicion të mirë fizik ka pasë me u ba lojtari ma i mirë në historinë e futbollit.

Ai e përfundoi karrierën e tij me 220 golla, nji goll për çdo të qepun në gjunin e tij. Po të kishte qenë ndonji lojtar tjetër –apo dikush me ma pak fuqi mendore – historia kishte me qenë ndryshe. Lëndimett serioze janë historitë tragjike të futbollit, tue prishë jetët e mija të rijve që nuk e marrin ma veten./Telesport