Portugali–Francë, policia ‘rrethon’ Parisin. Vendim i habitshëm nëse Franca fiton trofeun!

Ma shumë se 5 mijë policë francezë kanë me u vendosë në pika kyçe të Parisit gjatë finales së Europianit mes Francës dhe Portugalisë. Policia ka me patrullue në stadiumin Stade De France, në fan zonën pranë kullës Eiffel dhe në bulevardin kryesor.

Policia dhe ushtria janë dislokue në rrugët e Parisit që prej Nandorit të kaluem, ku si pasojë e sulmeve terroriste të ISIS u vranë 130 persona. Militantët dhe kamikazët sulmuen në disa vende të kryeqytetit francez, mes tyne edhe pranë stadiumit Stade De France.

Shefi i shtabit të Komunës së Parisit, Matias Vichera, tha se standardi i sigurisë asht në nivelin ma të naltë, mbasi nji oficer policie ka me ofrue sigurinë për nji grup prej rreth 50 persona.

Por, nëse Franca fiton sot trofeun, nuk ka me u organizue asnji paradë festive, për shkak të sigurisë.