Portugali-Uells, Bale ka diçka me i thanë Ronaldo’s

Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale ka folë para ndeshjes gjysëfinale kundër Portugalisë tue i dërgue nji mesazh Cristiano Roanldos.

‘Ylli’ te i cili mban shpresat Uellsi, Gareth Bale nënvizoi se nuk i pëlqen me u krahasue me askend, por sfidon Ronaldon.

Na në këtë takim vijmë mbas nji ndeshje fantastike ndaj Belgjikës. Besoj shumë se mundemi me arritë në finale, edhe pse kemi mungesa të mëdha si ajo e Aaron Ramsey dhe Ben Davis. Me Ronaldon kam nji raport shumë të mirë. Në Real Madrid e ndihmojmë njani-tjetrin në fushë, por asnjiherë nuk jam marrë me jetën e tij private ose anasjelltas. Jemi kolegë profesionistë. Unë po shijoj ditët e mija dhe nuk më pëlqen me ba krahasim me askend. Ronaldo asht në nji nivel maksimal ku banë pjesë ai dhe Messi. Kam me u mundue me fitue sa ma shumë me qenë e mundun dhe me u përmirësue, për me ndihmue ekipin dhe Kombëtaren ku luej. Trofetë janë të paharrueshëm për çdo lojtar