Portugezët i japin jehonë akuzave të Mërgim Mavrajt!

“Jemi shumë të zemëruem, shihej që të gjithë e dinin çfarë me ba në fushë. Nuk ka kuptim nji garë që lejon marrëveshje, asht nji deformim i madh”.

Janë këto fjalët e mbrojtësit të kombëtares së Shqipnisë Mërgim Mavraj, që citohet nga portali portugez ‘O Jogo’.

Mavraj flet pikërisht për barazimin 3-3 mes Hungarisë dhe Portugalisë, që kualifikoi “luzitanët” në 1/8 e Euro 2016, si nji nga ekipet ma të mira të vendeve të treta, tue lanë mbas kombëtaren shqiptare.