Posta lëshon pulla postare për Përfaqësuesen e Kosovës

Për nder të anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Posta e Kosovës ka lëshue të Premten në qarkullim dy pulla postare me vlerë nominale €2.10, €1.30 si dhe Zarfin e Ditës së Parë.

Emetimi i pullave bahet në prag të ndeshjes së parë të përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botnor të Futbollit.

Pamja e pullave postare dhe emetimi janë realizue në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).