Prapë mujm me pasë ndeshje Shqipni-Serbi në futboll

Liga e Kombeve ka me nisë Shtatorin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që Shqipnia tue pa pozicionimin aktual në renditjen e FIFA’s, pritet me qenë pjesë e Ligës C. Aty asht edhe Serbia.

Në këtë ligë bajnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Skocia, Çekia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estonia dhe Azerbajxhani.

Këto ekipe kane me u nda në 4 grupe (3 nga 4 ekipe, nji me 3 ekipe) ndërkohë që rrezikohet që sërish Shqipnia me luejt me Serbinë dhe UEFA nuk e pengon diçka të tillë, edhe mbas problemeve që pati në kualifikueset e EURO 2016.

Përballje si Ukrainë-Rusi dhe Armeni-Azerbajxhan nuk lejohen, kjo për shkak të situatës mes shteteve.