Prej cilit vend Erdogan ka me ndjek ndeshjen Turqi-Kosovë!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet me ndjekë nga tribunat ndeshjen mes Turqisë dhe Kosovës, e cila luhet të Shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botnor 2018.

Gazeta e përditshme turke, “Sabah” ban të ditun se Erdogani ka me qenë i pranishëm në stadiumin e qytetit të Antalias në të cilën Kosova ka me luejtë kundër Turqisë për Grupin I.

Simbas kësaj gazete, tribuna ka me qenë e mbushun me flamuj turq dhe ka me u zhvillue nji atmosferë mbresëlanëse.

Në ndeshjen me Kosovën, tranjeri i Turqisë, Fatih Terim, mbas disa ndeshjeve mungesë ka thirrë në skuadër edhe futbollistin e Barcelonës, Arda Turan.