Prekëse, djali i Muhamad Ali asht i varfën, zbulon detaje interesante

Muhammad Ali ishte i ndamë nga djali i tij natyral deri në ditën kur vdiq.

Djali i Ali, Muhammad Ali Jr, i cili jeton në varfëni tash e disa vite në nji nga lagjet ma famëkeqe të Chicago në pjesën Jugore, shkruen Daily Mail.

Në intervistën e fundit, dhanë dy muej më parë, Ali Jr e kishte pranue se nuk i interesonte çfarë po ndodhte me baben e tij dhe tash e sa kohë po përkujdesej për gjyshin nga ana e nanës, i cili ironikisht vuen po ashtu nga Parkinsoni.

“Po mundohem me jetue jetën, që me qenë mirë. E kam takue në ditëlindjen e tij të 72’të, mandej në ate të 73’të. Ja urova ditëlindjen, por nuk ma ktheu përgjigjen. Por, e di se ka qenë nga sëmundja Parkinson. E di që ka qenë në gjendje të keqe. Nuk foli për baben tim me motrat e mia”, kishte thanë Ali Junior.

“Edhe gjyshi im e ka sëmundjen Parkinson. Nuk mendoj për babaen tim, kur gjyshi im asht në Flossmoor. Jam ma i afërt me gjyshin se sa me baben. Me thanë të vërtetën nuk më intereson aspak se çfarë ndodh me të”, kishte deklarue Ali Junior.