Premtimi i çmendun i lojtarëve të Shqipnisë në rast kualifikimi

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë dhanë nji premtim të “çmendun” në rast se Shqipnia kualifikohet në fazën e 1/8’ave të Europianit.

Të tanë kanë me zbritë në fushën e lojës me flokët e lyer me të kuqe në rast se Shqipnia fiton të drejtën për me luejtê ma tej.

Andi Lila dhe Ansi Agolli kanë qenë të parët që e kanë mendue diçka të tillë dhe ideja e tyne asht aprovue nga tanë të tjerët.

Nëse diçka e tillë ndodh ka me ba padyshim bujë në të gjithë mediat ndërkombëtare.