Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, uron Trepçën ’89 për titullin e kampionit

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, ka urue kampionin e ri të Kosovës, Trepçën ’89, për trofeun e parë të kampionit, shkruen mitrovicatoppres.com.

Në nji letër të dërgueme drejt kryetarit të FFK, Fadil Vokrri, numri nji i FIFA’s ka urue ekipin mitrovicas për arritjen e madhe.

“I nderuemi President, KF Trepça ’89 asht kampion i Kosovës për sezonin 2016/17.

Po jau përcjelli urimet ma të përzemërta për Trepçën ’89 për titullin e parë të Ligës!
Ky titull asht si rezultat i vendosmënisë të të gjithëve të përfshimë dhe urimet shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor, si dhe fansat për këtë të arritun të madhe. Në emën të të gjithë komunitetit të futbollit, due me falënderue Trepçën ’89 dhe federatën tuej për ndihmën që të përçojmë mesazhe pozitive përmes futbollit. Jam në dispozicionin tuej dhe menxi pres me ju takue”, thuhet në letrën e Infantinos.