Presidenti i FSHF’, Duka, ‘sulmon’ Shakohoxhën

dukauefa

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thanë se nuk i pëlqen aspak komentatori i mirënjohun, Dritan Shakohoxha.

Në nji intervistë për emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”, Duka tha se Shakohoxha bërtet shumë gjatë nji ndeshje normale.

“Pothuejse s’e ndigjoj asnjiherë ndeshjen nën komentin e tij. Nuk më pëlqen si komentator, por e kam mik. Ai ka me u mërzitë për këtë gja. Nuk më pëlqen, sepse bërtet shumë. Në komentin e tij, doket sikur asht ndonji ndeshje e madhe, por në të vërtetë nuk ka ndonji gja të madhe nëse e sheh realisht”, ka deklarue Duka.