Presidenti i Napolit gati me ba dhuratën e madhe për tifozët

Andrra e nji natë vere asht kaq e bukur, kaq sugjestionuese dhe romantike, sa kur e kallxon të hyjnë të dridhunat. Kjo asht ajo që ndjejnë tifozët e Napolit kur ndëgjojnë se presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon të kthejë Edinson Cavanin ne “San Paolo”.

Vetë sulmuesi uruguajan kërkon të përqafojë ekipin që e bani të fluturonte në majën e futbollit europian. Doket dicka e pabesueshme, shumë e vështirë për me u ba realitet, por jo e pamundun.

Presidenti i Napolit po provon gjithcka për me ju ba nji dhuratë të çmueme tifozërisë napolitane.