Presidenti i ri i UEFA, Vokrri: Lajm fantastik për Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka komentue zgjedhjen e presidentit të ri të UEFA’s, Aleksander Ceferin. Vokrri ka thanë se ky asht lajm fantastik për futbollin e Kosovës mbasi që kanë raporte të shkëlqyeme me të.

“Ky asht lajm i mirë për futbollin e Kosovës, mbasi që kemi raporte të shkëlqyeme me Ceferinin. Na publikisht i kemi ofrue mbështetjen Ceferinit për president të UEFA’s, që mbas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thanë Vokrri për Indeksonline.

I pyetun për zgjedhjen e Stankovic si nënkryetar i ri i UEFA’s, Vokrri ka thanë se nuk asht ndonji problem i madh ky.

“S’asht ndonji problem. Stankovic asht emën i njohun në futbollin europian dhe zgjedhja e tij nuk ka m’i sjellë asnji dam futbollit të Kosovës”, ka thanë Vokrri.