Presidenti i ri i UEFA’s ka nji lajm të mirë për vendet e Ballkanit

Presidenti i ri i UEFA’s, Aleksander Ceferin, e ka ba të qartë se e ka në plan të nis nji ligë rajonale në ish vendet e Jugosllavisë.

Ceferin që asht nga Sllovenia e që pak ditë ma parë u zgjedh president i ri i UEFA’s, dëshiron ta zbatojë idenë e kamotshme për krijimin e nji lige Ballkanike.

Kjo ligë ma se largu pritet të nis deri në vitin 2019, kur edhe Ceferinit i përfundon mandati, shkruen Kurir.

Arsyeja e krijimit të kësaj lige, asht zvogëlimi i hendekut që egziston mes ekipeve të varfna dhe të pasuna në Europë.