Presidenti i UEFA’s e viziton Kosovën

Të Ejten më 17 Gusht për vizitë zyrtare në FFK, ka me ardhe presidenti i UEFA’s, z. Aleksander Çeferin, të cilin ka me pritë presidenti i FFK, z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Njoftimi i FFK’s:

“Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës.

FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë.

Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s”