Presidenti takohet me kikboksierin e njohun kosovar

thacimaliqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka prit në nji takim kikboksierin e njohun kosovar, Ylli Maliqin.

Madje Thaçi ka kujtue se ky nuk asht takimi i parë me të mbasi që ma parë ishin takue në vitin 1992.

Ky asht postimi i Thaçit:

Pata kënaqësinë që të takoja së bashku me trajnerin e tij një ndër sportistët më të suksesshëm kosovarë, Ylli Maliqin.

E urova për marrjen e titullit të tij të pestë botëror në kikboksing dhe e falënderova për imazhin e mirë që i jep Kosovës duke ia ngritur flamurin lartë në gara ndërkombëtare. Kënaqësia e bisedës me të u shtua edhe më shumë kur mësova prej tij se ky ishte takimi i dytë yni.

Takimin e parë me të e kam pasur më 28 nëntor të vitit 1992, ndërkohë që ai ishte ende fëmijë si mysafir në shtëpinë e tij, ku bashkë me të atin e tij dhe aktivistë të tjerë festonim festën e flamurit

 

2-thacimaliqi