Presidenti Thaçi për CNN: Kombëtarja e Kosovës po e përshpejton ecjen e shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka me ndjekë sonte ndeshjen e ekipit të Kosovës me Kroacinë në stadiumin “Loro Boriçi” të rikonstruktuem të Shkodrës dhe këtë e ka konfirmue vetë:

“Sonte asht festa e futbollit. Shihemi në Shkodër!“. ka shkrue ai në FB.

Thaçi ndodhet në Shqipni prej dy ditësh, në nji vizitë të parë zyrtare të tij si President i Kosovës.

Ai ka dhanë një intervistë për CNN ku ka vlerësue ndër të tjera se “Kombëtarja e Kosovës dhe sportistët tanë të talentuem janë tue e përshpejtue ecjen tonë si shtet i ri drejt skenës ndërkombëtare. Nji medalje e artë olimpike dhe debutimi në kualifikimet për Kupën e Botës ishin nji fillim i përsosun për neve.”