Presidenti Thaçi për suksesin e Donjeta Sadikut: “Epoka e sportistëve tanë t’artë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka urue bokseren kosovare, Donjeta Sadiku, për shpalljen kampion në Europianin e mbajtun në Turqi për junior.

“Bokserja Donjeta Sadiku u shpall sot kampione europiane për të reja. Krenar me Donjetën dhe qindra talentë të ri kosovarë”, ka shkrue Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Epoka e sportistëve tanë të artë sapo ka fillue”.