Prezentohet Brocchi: Kam mësue nga Ancelotti e Prandelli

Cristian Brocchi trajneri i ri i Milanit, u prezentue në Milanello nga administratori i deleguem i kuqezive, Adriano Galliani, i cili theksoi se kjo zgjedhje asht ba për t’mirën e klubit dhe se rezultatet kanë me tregue se a ka me u konfirmue 40-vjeçari edhe për sezonin e ardhshëm.
“Nuk kam frikë se do të djegem. Me shumë përulësi due me ja transmetue idetë e mia të lojës këtij ekipi. Nuk ju premtoj se do t’i fitojmë shtatë ndeshjet e ardhshme, por thjesht due që futbollistët e mi të japin 110%. Sigurisht që nuk asht e lehtë me ba gjithçka mbrenda pak ditësh, por po mundohem që lojtarët t’i kuptojnë idetë e mia.
Nëse gjanat kanë me shkue keq, unë di me e nis nga e para me përulësi, por unë du me qene trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm”, thotë Brocchi, transmeton Rrokum.TV
“Në karrierën time kam pas fatin me punue me trajnera shumë të mirë. Ata nga të cilët kam mësue ma shumë janë Prandelli dhe Ancelotti. Tash asht momenti me i shfrytëzue mësimet që kam marrë prej tyne.” /Rrokum.TV/