Prishtina fiton thellë, titulli ka me u vendos në ndeshjen e pestë n’Pejë

Prishtina ka shënue fitore të thellë përballë Pejës në ndeshjen e katërt finale, tue e çue rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Sigal Prishtina e nisi lojën ma mirë me pikët e njimbasnjishme të Stanimir Marionovit, ndërsa Peja e udhëhequn nga Kevin Burwell qëndronte afër, tue mos e lanë me u largue.

Çereku i parë i takoi Prishtinës me rezultat 19-16.

Në çerekun e dytë, Prishtina mori hovë me pikët e Dardan Berishës, tue ngrit epërsinë deri në 12 pikë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Prishtinës ishte edhe ma i frikshëm tue shënue nga çdo pozitë e mundshme. Epërsia e prishtinasve shkoi deri në 25 pikë, ndërsa Dardan Berisha, Edmond Azemi, Andreë Warren e Stanimir Marinov shkëlqyen ma s’shumti.

Rezultati në fund ishte 80-55, ndërsa ndeshjet u barazuen në 2-2.

Titulli ka me u vendos në fundjavë në Karagaç të Pejës.