Prishtina ka ekip ma të mirë se Mali i Zi

Unë kam besim te lojtarët e mi dhe te ndihma e tifozëve të tyne, kështu tha Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, nji ditë para përballjes ndaj Monarit të Malit të Zi në kuadër të Ligës Ballkanike.

Trajneri i ekipit bardhekaltër në nji konferencë për medie tha se ndeshja ka me qenë e vështirë, por se janë maksimalisht të përgaditun për këtë duel.

Kemi ekip ma të mirë se Mornari. Besoj se me ndihmën e tifozëve kemi me arritë me fitue ndeshjen e parë dhe me e mbrojtë titullin, deklaroi trajneri qipriot.

Ndërkaq zyrtari i klubit të Sigal Prishtinës, Luan Maloku dha detaje të organizimit tue theksue se masat e sigurisë kanë me qenë në nivel.

Para medias u shfaq edhe basketbollisti Mohammed Abukar, i cili tha se janë të emocionuem për këtë lojë dhe se janë të fokuesuem në fitore.

Ndeshja mbahet nesër në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërkaq ndeshja për finalen e dytë ndaj Monarit, me 20 Prill.