Prishtina ka me pasë nji stadium modern

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftue se sot ka me u nënshkrue kontrata e renovimit të Stadiumit të Prishtinës.

Në nji njoftim për media, bahet e ditun se ceremonia e nënshkrimit të kontratës ka me u mbajtë në Stadiumin e Prishtinës, me 9 Qershor, në orën 11:00.

“Ceremonia e nënshkrimit të kontratës ka me u mbajtë në Stadiumin e Prishtinës, ku kanë me marrë pjesë ministri Kujtim Shala, përfaqësues të Komunës së Prishtinës e të Federatës së Futbollit të Kosovës, drejtuesit e ekipit FC Prishtina dhe përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik, që ka me i krye punimet në stadium”, thuhet në njoftim.