Prishtina mposhtë kampionin në Superkupën e Kosovës

Prishtina asht fituese e Superkupës së Kosovës në futboll.

Ekipi nga kryeqyteti, ka mundë 2:1 kampionët e Feronikelit, në ndeshjen e zhvillueme në Pejë, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Endrit Krasniqi dhe Ahmed Jonuzi, shënuen për Prishtinën, ndërsa gollin e vetëm për Feronikelin e shënoi Behar Maliqi nga penalltia.

Ky asht titulli i nandë i Superkupës për Prishtinën, ndërsa Feronikeli mbetet në nji titull.