Prishtina u rikthehet fitoreve, po çka bani Feronikeli (Foto)

Prishtina ka marrë tri pikë në xhiron e dhetë të Vala Superligës së Kosovës, tue mposht 2:1 Trepçën.

Mbas barazimit me Drenicën dhe humbjes prej 2:0 nga Trepça ’89, Prishtina u asht rikthye fitoreve në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti e ka mposht 2:1 Trepçën në xhiron e dhetë të Superligës.

Gollat për Prishtinën i realizuen Armend Dallku dhe Liridon Kukaj, ndërsa për Trepçën realizoi Ardian Muja.

Në xhiron e dhetë fitore ka arritë edhe kampioni i Kosovës Feronikeli, tue e mposht 1:0 Lirinë, për të mbet dy pikë mbrapa Prishtinës që sot fitoi ndaj Trepçës me rezultat 2:1.

Klubi nga Drenasi siguroi fitoren në minutën e 75’të kur realizoi Bujar Shabani.

Me këtë fitore Feronikeli tash ka 21 pikë.

Nesër kanë me u zhvillue edhe tri xhiro tjera:

 

listaaa